Kush janë 4 kandidatët e PDSH-së të cilët nuk fituan as 1 për qind të votave

Partia Demokratike Shqiptare në këto zgjedhje ka shënuar rënie drastike të votave. Duke mos pasur shumë informata për terenin politik, PDSH kishte kandidat edhe nëpër disa komuna ku realisht nuk kishte fare strukturë, informon portali “tetova1”.

Marketing

Si rezultat i kësaj disa nga kandidatët e saj nuk kishin sukses të marin as 1 për qind të votave.

I tillë ishte rasti me Mehdin Nazifin kandidatin për Zhelinën i cili fitoi vetëm 119 vota 0.49 për qind.

Poashtu edhe Irfan Sherifi në Komunën e Vrapçishtit i cili fitoi vetëm 30 vota ose 0.31% nga numri i përgjithshëm i votave.

Ilir Krosi kandidati për Komunën e Sarajit ka fituar vetëm 87 vota ose 0.59 %.

Poashtu edhe kandidati i PDSH-së për Dibrën Petrit Klenja ka fituar vetëm 37 vota dhe këto paraqesin 0.47% të votave të përgjithshme.

Kandidatja për Gostivarin Renata Elezi fitoi 333 vota që paraqet 1.05% e numrit të përgjitshëm të votave.