Në lajmet e fundit kemi lexuar se nivelet e antitrupave mund të ulen gjashtë apo më shumë muaj pas vaksinimit. Si rrjedhojë njerëzit kanë filluar të bëjnë teste të antitrupave për të vlerësuar imunitetin e tyre kundër COVID-19.
Vaksinimet përforcuese janë të disponueshme për shumë njerëz, dhe shpresa është se një test antitrupi, mund të japë disa të dhëna nëse keni apo jo nevojë për një vaksinë tjetër.
Konsensusi i përgjithshëm midis specialistëve të sëmundjeve infektive, thotë se është shumë herët që njerëzit të marrin vendime serioze nga rezultatet e testeve të antitrupave. Administrata e Ushqimit dhe Barnave deklaroi në maj se këto teste nuk duhet të përdoren për të matur imunitetin e një personi pas vaksinimit. Të dhënat janë të kufizuara dhe testet e antitrupave nuk tregojnë pamjen e plotë se sa e qëndrueshme është përgjigja imune.
Thënë kështu, shkencëtarët kanë zbuluar disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me nivelet e antitrupave dhe mbrojtjen që ato ofrojnë kundër infeksionit simptomatik.