Dhuna në shkollën “Panajot Ginovski”, reagon Inspektorati i Arsimit

Për rastin e dhunës në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel ka reaguar Inspektorati Shtetërorë i Arsimit. Nga atje thonë së dënojnë të gjitha format e dhunës, veprimet dhe sjelljet jo etike dhe jo morale të çdo punonjësi në një institucion arsimor, që dëmtojnë zhvillimin psiko-fizik të nxënësve, procesin arsimor dhe vë në pikëpyetje imazhin e profesionit të mësuesit.

Marketing

“Informojmë se inspektorët e arsimit kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në shkollën fillore “Panajot Ginovski” – Butel. Nga mbikëqyrja e drejtpërdrejtë me procesverbal është konstatuar se është njoftuar MPB-ja dhe se ka nisur një procedurë disiplinore.
Inspektorati Shtetëror i Arsimit do të nxjerrë një Vendim me masa të urdhëruara, i cili detyron drejtorin e shkollës të marrë të gjitha masat dhe aktivitetet ligjore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit. Inspektorati i bën thirrje edhe Prokurorisë Publike Themelore që të veprojë për rastin.Vijon kontrolli dhe pas shqyrtimit të të gjitha fakteve në përputhje me legjislacionin ekzistues, Inspektorati Shtetëror Arsimor do të marrë masat e mëtejshme, për të cilat do të informojmë publikun në mënyrë plotësuese me anë të një komunikate”, përfundojnë nga Inspektorati.