Faton Ahmeti: Ju sigurojmë se komuna e Tetovës mbetet në duar të sigurta

Shefi i shtabit komunal të BDI-së për komunën e Tetovës, Faton Ahmeti në fjalimin e tij para qytetarëve sonte ka shprehur se do të triumfojnë ditën e Diel duke siguruar se komuna do të mbetet në duar të sigurta.

Marketing

“Po e përmbyllim ketë kampanjë dinjitoze dhe evropiane, po e përmbyllin edhe këtë betejë të rradhës në qytetin e lavdisë dhe ndryshimeve të mëdha, pra në Tetovën tonë të dashur. Sonte ne konfrimojmë bashkërisht, fitoren tonë dhe ju sigurojmë se Komuna e Tetovës mbetet në duar të sigurta, duar që kanë përvojën, mençurinë dhe projektin e duhur për ta bërë qytet të denjë europian. Edhe pse nuk është në strategjinë politike të BDI-së të merret me oponentët e saj, më lejoni të ju them se fitorja madhështore e raundit të parë që realizoi BDI bashkë me aktivistët dhe strukturën e saj i ka ç’orientuar dhe ua ka humbur rrugën në oborr, madje, i ka detyruar të trokasin dhe bashkëpunojnë me këdo, vetëm për ta konkuruar BDI-në, pasi për ta mposhtur këtë kala është e pamundur”, ka theksuar Ahmeti”, ka theksuar Ahmeti.