Ahmeti: Prioritet kemi interesat shtetërore

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti para mbledhjes me Këshillin e përgjithshëm të partisë për mediat deklaroi se biseda e takimit do të jetë se si të ruhet stabiliteti i vendit. Ahmeti u bëri thirrje edhe partive tjera që të jenë kontribuuese në stabilitetin e vendit, transmeton TV21.

Marketing

Ahmeti ndër të tjera shtoi se nuk e kanë shqetësimin opozitë apo pozitë, por e rëndësishme është stabiliteti i vendit.

“Mbledhjen e mabjmë për analizë të situatës. Ne në prioritet në këtë situatë vendosim interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend, siç është fillimi apo marrja e datës për negociata me BE-në, zgjidhja e problemit me Bullgarinë, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit. Dhe fare nuk e kemi shqetësimin opozitë apo pozitë. Të gjithë e dinë se BDI-ja është parti me kredibilitet të lartë, është parti racionale dhe mbi të gjitha vendos në prioritet interesat shtetërore. Kontributi i këtij takimi do të jetë se si të ruhet në kuadër të normaliteit i tërë zhvillimi dhe të gjitha partitë të jenë kontribuuese në stabilitet të vendit dhe politikae”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.