Zaev do të presë votëbesimin e Qeverisë dhe pastaj do të japë dorëheqje, thonë burime nga LSDM

Kryeministri në largim dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sonte nuk do të japë dorëheqje, por do të presë deri të shtunën, pas votëbesimit të Qeverisë. Më pas, Zaev ka qenë i vendosur se do të dorëzojë dorëheqjen, thonë burime partiake për Telma.

Marketing

Sipas të njëjtave burime, Zaev ka qenë “shumë i inatosur me Besën”, i cili sipas tij ka nxituar me këtë lëvizje dhe nuk ka pritur vendimin e Gjykatës Administrative për Zhelinën. Këto tema ishin pjesë e diskutimit në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së, e cila ende është duke vazhduar.

Zaev u prit me duartrokitje nga bashkëpartiakët e tij.