Kryetari i Lëvzjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar vendimin e Kastriot Rexhepit, në lidhje me mospjesëmarrje në seancën për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Alsat.
“Nuk kam venduar komunikim me deputetin. Kam mendim se deputeti mund të jetë i ndaluar. Ai pa vullnet e ka këtë qëndrim, mbajmë këtë qëndrim gjithnjë derisa ai vetë nuk e pohon me gojë ndryshe. Nuk kemi informata se ku gjendet. Herën e fundit kemi komunikuar gjatë ditës së djeshme, dhe nuk kam pas ndonjë sinjal që ai do të vepronte ndryshe”, tha Kasami duke shtuar se në rast se do të konfirmohet ky qëndrim i Rexhepit do të mblidhen organet e partisë dhe do të marrin vendim lidhur me përjashtimin ose jo të Rexhepit nga partia.