Janë konfirmuar dy viktima brenda Audit që u qëllua me armë zjarri në zonën e Astirit këtë të shtunë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave, ndërsa Opinion.al, sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se atentati ka qenë i mirëmenduar, ndërsa sulmi është kryer me kallashnikov
Njoftimi nga Policia
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.