Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, i cili qëndron në vizitë zyrtare dyditëshe në vendin tonë.
Gjatë takimit, Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Polonisë në procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Kuvendi ynë, edhe krahas sfidave ditore, vazhdon me përmbushjen e qëllimeve strategjike, ndër të cilat është edhe zhvillimi i politikës së fqinjësisë së mirë dhe agjendës refomuese vendore. Integrimi evropian, vazhdoi Xhaferi, pas anëtarësimit në NATO, mbetet prioriteti kryesor strategjik, si alternativë e vetme për ardhmërinë e vendit.
Presidenti Duda theksoi se Republika e Polonisë, çdoherë e ka mbështetur aspiratën e Maqedonisë së Veriut për integrim euroatlantik. Mysafiri i lartë shprehu falënderim për rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në krizën migrante, duke nënvizuar se policia kufitare polake i zbaton përvojat që i ka përfituar në shtetin tonë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e veçantë që e ka diplomacia parlamentare, duke e pasur parasysh se i inkurajon qeveritë të fillojnë me bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe konkret.