Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku paraprakisht thuhet se janë përfshirë 4 automjete.
Një prej automjeteve të përfshira është pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga informacionet paraprake, sqarohet se në makinë nuk ka qenë ish-kryeministri Berisha.