BDI: Zhvillimet brenda LSDM-së nuk duhet të reflektojnë edhe në Qeveri

BDI kundër dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se proceset që pasojnë nuk guxojnë ta gjejnë vendin me Qeveri të destabilizuar. Lidhur me zgjerimin e shumicës, aktivitete konkrete do të priten javën e ardhshme. Osmani thotë se në këtë periudhë nuk duhet ndryshuar kabineti Qeveritar, ndërsa stabilizimi i shumicës është i mirëseardhur.

Marketing

“Periudha që pason është shumë e rëndësishme për drejtimet strategjike dhe arritjen e qëllimeve strategjike. Çdo destabilizim i Qeverisë në këtë periudhë mund të ndikon negativisht në arritjen e atyre qëllimeve që do ta shndërronin shtetin nga pjesa e zgjidhjen në pjesë të problemit. Askush në shtet nuk dëshiron ta drejton gishtin nga shteti për mos zgjidhjen e problemeve dhe mos fillimin e negociatave me BE-në sepse nuk ishim të tillë deri tani”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Nga LSDM thonë se së shpejti pritet marrëveshje LSDM-Alternativa që kjo e fundit të bëhet pjesë e Qeverisë. Sipas LSDM-së të gjitha partitë pjesëmarrëse në negociata janë të vetëdijshme për nevojën e ndarjes së kulaçit qeveritar.

“Është normale që në bisedimet të cilat zhvillohen për koalicion qeveritar ndarja e resorëve apo siç e quani ndarja e peshës në pushtet është absolutisht e mundur sepse duhet mundësuar përparimi. Kjo është më e rëndësishmja. Nuk kanë rëndësi vetëm resorët dhe pozicionet. Kemi një qëllim të përbashkët si rruga euroatlantike, menaxhimi i krizës shëndetësore, ekonomike dhe energjetike. Pikërisht për këtë shkak bëhen këto negociata”, tha Stefan Vasev, LSDM.

Ndërkohë në LSDM vazhdon afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të partisë. Zgjedhjet brenda partiake do të mbahen më 12 dhjetor, ndërsa deri tani ambicien për të zënë vendin e të parit të partisë e ka konfirmuar vetëm zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski.