Reshje të mëdha të borës kanë kapluar disa nga qytetet e Anglisë këtë të dielë.
Në stadiumin e Burnleyt, Turf Moor, reshjet e mëdha të borës kanë bërë që ndeshja e paraparë të luhej mes Burnleyt dhe Tottenhamit, të shtyhet për një ditë tjetër.
Udhëtimi i Spurs në Turf Moor është anuluar për shkak të kushteve ekstreme të motit në Lancashire.
Spurs kanë lëshuar një deklaratë zyrtare që konfirmon se loja është e mbyllur, e cila thotë: “Mund të konfirmojmë se ndeshja e sotme kundër Burnley është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit”.
Zyrtarët para ndeshjes u përpoqën që të largonin borën megjithatë ishte e pamundur për shkak të reshjeve të pandalura.