Orhan Aliti, njëri prej të mbijetuarëve nga tragjedia në Bullgari sot kthehet në Shkup, ku do të vazhdoj kurimin. Ai ka qëndruar në spitalin e Sofjes që nga dita e aksidentit dhe ka pasur ndërhyrje kirurgjike në kurriz dhe ekstremitetet e poshtme. Ai në aksidentin fatal, ka humbur të birin, Visar Alitin 23 vjeçar.
Ndërkaq, lidhur me viktimat që ende janë në shtetin bullgarë, ministri i Shëndetësisë Venko tha sepo punohet intenzivisht që të kryhen analizat e ADN-së, që po bëhen siç tha nga kolegët në Bullgari, dhe se kolegët nga Instituti i mjekësis ligjore janë në kontakt të përditshëm. Kjo procedurë siç shtoi më tej, duhet të kryhet sot, ose më së voni nesër, pas çka do të organizohet transporti i viktimave. Arritja e tyre në vendin tonë pritet të jetë ditën e premte.