Projektet në kulturë, shtyhet afati i aplikimit online

Shtyhet afati për aplikim me projekte në sferën e kulturës për të gjithë aplikantët e paraqitur të cilët kishin lëshime gjatë procesit të konkurrimit online, që për herë të parë aplikohet në këtë institucion.

Marketing

“Konkretisht në konkurs arritën 3 800 aplikime që automatikisht për herë të parë marrim edhe numër arkivor. Pas kontrollimit administrativ u konstatuan se 2/3 e aplikimeve nga fillimi nuk janë të plota. Neglizhenca apo mungesa e shkathtësisë së tyre na drejtoi në këtë hap të veprojmë në bazë të ligjit dhe ta shtyjmë afatin për plotësimin e aplikimeve, i cili fillon prej 02.12 deri më 16.12.”,- tha ministrja e kulturës, Irena Stefoska.

Buxheti për kulturën e vitit 2022 është paraparë të jetë 3.85 miliardë denarë, që është 10 milion euro më shumë nga buxheti i këtij viti, theksoi ministrja e kulturës. Shtoi se në fokus të buxhetit kulturor mbeten investimet kapitale dhe sanimet.

“Janë rreth 10 milion euro dhe atë për fazën e dytë të ndërtimit të teatrit turk, realizimin e fazës së ardhshme të ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, punët përfundimtare të teatrit në Strumicë. Faza e dytë e rekonstruimit të teatrit në Kumanovë. Faza e dytë e rekonstruimit të qendrës për kulturë në Koçan. Faza e dytë e rekonstruimit të qendrës për kulturë në Gostivar, rekonstruimi dhe sanimi i kulmit të bibliotekës nacionale në Shkup si dhe projekte tjera.”,- theksoi ministrja e kulturës, Irena Stefoska.

Ndër prioritetet kryesore për Ministrinë e Kulturës mbetet edhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore, programi për trashëgiminë kulturore në rrezik për bllok dotacionet në komuna si dhe përkujdesjen për artistët e rinj.