Napoli ka pësuar humbjen e dytë në Serie A. Skuadra e Spallettit u mposht në shtëpi nga Atalanta 3:2.
Malinovsky në minutën e 7-të i dha epërsinë mysafirëve, para se Napoli të përmbyste rezultatin me Zielinskin (40’) dhe Mertensin (47’).
Por Atalanta u kthye dhe riktheu epërsinë përmes Demiralit (66’) dhe Freulerit (71’).
Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë takim.
Napoli tash bie në vendin e tretë me 36 pikë, ndërsa Atalanta e katërta me 34 pikë.