Samiti i dhjetorit, Ramadani: Gjasat mund të shihen me maturi, koha s’premton

Gjasat për të marrë datën për fillimin e bisedimeve në samitin e 14 dhjetorit të BE-së mund të shihen me maturi ndonëse koha është e shkurtër ndërkaq parlamenti bullgar akoma po mban seancat e para për krijimin e qeverisë së re, thotë analisti politik, Ismet Ramadani.

Marketing

Sipas tij, mund të ndodh palët në janar të jenë më afër kompromisit dhe më pas të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Nëse i marrim parasysh datat dhe dinamikën e aktiviteteve që duhet të bëhen pëe të qenë gati në këtë samit edhe ne edhe Bullgaria, atëherë është e vërtetë se data dhe ditët nuk na premtojnë shumë. Problemi qëndron se parlamenti I Bullgarisë nuk është funksional dhe atje duhet të arrihet një kompromis midis forcave të reja që fituan në Bullgari dhe sigurisht që atëherë shansat janë më të mëdha dhe nuk do thirren vetëm në deklaratën e parlamentit e cila deklaratë pra ka qenë pengesë e madhe për ne që të arrihet kompromisi”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.

Ramadani thotë se Bullgarisë po I bëhet presion i madh diplomatik nga BE dhe SHBA që ti hapet rruga eurointegruese vendit, ndërkaq ekipet negociuese mes MPJ-së së vendit dhe asaj bullagare sipas Ramadanit po punojnë në konretizimin e gjërave dhe gjasat për të arritur mirëkuptim janë të mundshme. Ndërkohë zyrtarët bullgar vazhdimisht potencojnë se nuk do të merren me kontestet me Shkupin, para se të formohet qeveria bullgare.

Ndërkaq në kuvendin e fqiut lindor kanë filluar bisedimet e para për tu parë se cilat parti do të formojnë shumicën e nevojshme.(TVM2)

Marketing