Deputeti Kastriot Rexhepi i pyetur nga INA se cili do të jetë pozicionimi i tij për qeverinë e përbërë tanimë edhe me Alternativën ka theksuar se në këtë periudhë përpara sfidave me BE-në vendi ka nevojë për stabilitet institucional dhe të përgjithshëm për tu ballafaquar edhe me pandemine dhe sfidat në sferën energjetike.
“Qëndrimi dhe veprimi im ishte për të siguruar kontinuitet dhe stabilitet në këtë periudhë mjaft të rëndësishme për vendin dhe popullin. Gjendemi në një periudhë kur bëhen përpjekjet maksimale për të marë datë për fillimin e bisedimeve për aderim në BE. Vendi ka nevojë për stabilitet institucional dhe të përgjithshëm për tu ballafaquar me pandemine dhe sfidat në sferën energjetike. Në fund dua të shpreh keq ardhje për veprimet individuale të disa ish bashkëpartiakëve të mij , të cilët pa marë vendim në organet partiake çkyçën Lëvizjen Besa e të qenurit protagonist në këto procese si pjesë e forcave progresive në këtë shumicë. Kjo shte një presedencë e pa parë deri më tani”, ka theksuar për INA, deputeti Rexhepi.
Ai ka shtuar se “do të vazhdoj të angazhohet si deputet dhe individ në të mirën e popullit dhe vendit duke qëndruar në anën e duhur edhe në momentet më kritike.”
“Ftoj edhe kolegët deputetë nga partitë opozitare të bashangjiten në iniciativën time Evropa 21 për të qenë në mbështetje të proceseve integruese si aktor e jo spektator”, theksoi Rexhepi