Kanë mjaftuar rreshjet e para të dëborës për të parë sa janë të gatshme autoritetet të intervenojnë sidomos në zona të thella të Malësisë ku ka rrënë borë thuajse 1 metër informon TetovaSot. Në vijë të kësaj janë banorët e atyre zonave që e ndjejnë këtë bllokim
Banori i Brodecit i cili sot u ballafaqua me bllokim të rrugës ,përmes një sms porosie ka kontaktuar me portalin TOP24 duke shkruar; ” O njerës po na e lujtët n… me inate, këto të listës ma majr për Tetovën n’vend tna ndajfin na e kan vu shkelmin nfajt haram u koftë” shkruan banori i revoltuar.
Një banorë tjetër po ashtu shprehet se ka kërkuar ndihmë nga drejtori i NPK-së i cili iu ka thënë se për pak minuta maqineritë e NPK-së janë në Brodec .