Pesë oficerë të ARM-së do të punojnë në strukturat komanduese të NATO-s

Pesë oficer të sapozgjedhur të Armatës së Maqedonisë së Veriut, në katër vitet e ardhshme do të kryejnë detyra në strukturat komanduese të NATO-s.

Marketing

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska informoi se janë duke u zhvilluar gara për shtatë pozita shtesë të NATO-s në nivele të ndryshme dhe plani është që deri në vitin 2023 të plotësohen plotësisht të 20 pozitat që i përkasin strukturës sonë komanduese në NATO.

Nënkoloneli Goran Stojanovski, ndërkohë tha se për ta është nder i madh, por edhe përgjegjësi.

“Nuk ishte aspak e vështirë për të arritur këtë fazë të fundit dhe kjo është zgjedhja përfundimtare. Kanë kaluar nëpër disa filtra, janë kontrolluar, intervistuar, por e gjithë kjo ka qenë e mundur sepse secili prej tyre ka punuar për gati 20 vjet në Ushtri. Aleatët e dinë se ne jemi një aleat serioz, por edhe të përgjegjshëm dhe përmbushës, i cili çfarë premton edhe do realizon dhe ka kapacitet dhe njohuri për ato funksione” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Sfidë shtesë do të jetë puna në mjedisin ushtarak shumëkombësh, ku do të punojmë me anëtarë të tjerë të lartë të vendeve anëtare të NATO-s për detyrat që na janë caktuar në fushën e detyrave tona. Në këtë mënyrë do të kemi mundësi të tregojmë cilësitë dhe kapacitetet tona. Jo vetëm kaq, do të kemi mundësi të fitojmë njohuri dhe përvojë të re” – deklaroi nënkoloneli i ARM-së, Goran Stojanovski.

Marketing