Po hidhet aktualisht shorti i Champions League për fazën e 1/16. Në Nyon të Zvicrës goglat do të zbulojnë skuadrat që do të përballen në këtë raund, ndërsa priten përballje spektakolare.
Man City, Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern Munchen, Man United, Lille dhe Juventus janë ekipet që janë kualifikuar në vendet e para, ndërsa PSG, Atletiko Madrid, Sporting, Inter, Benfica, Villareal, Salzburg dhe Chelsea janë skuadrat që janë kualifikuar si vendet e dyta.
Në këtë fazë, ekipet që janë nga një i njëjti kampionat nuk do të përballen mes tyre si dhe skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup. Ndeshjet e para të fazës së 1/16 do të luhen më datë 15, 16, 22, 23 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në datat 8, 9, 15, 16 mars.
Përballjet e fazës së 1/16:
Benfica-Real Madrid
Villareal-Man City
Atletiko Madrid-Bayern Munchen
Salzburg-Liverpool
Inter-Ajax
Sporting-Juventus
Chelsea-Lille
PSG-Man United