Elmas mposhti Milanin dhe Ibrën në “San Siro”!

Napoli ka fituar kryendeshjen e javës kundër Milan.

Marketing

Skuadra e Napoli ka marrë një fitore me rezultat minimal, por me vlerë shumë të madhe, duke mposhtur Milanin 0:1, shkruan lajmi.net.

Napolitanët kaluan në epërsi qysh në minutën e 5’ të takimit, me golin e shënuar nga Elmas.

Elmas realizoi me kokë, pas një krosimi nga këndi, që erdhi nga Zielinski.

Skuadra e Amir Rrahmanit – i cili pati paraqitje fantastike sonte – ruajti mirë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Milan gjeti golin në minutën e 90+2’, por VAR anuloi për një pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Napoli merr pozitën e dytë në tabelë duke barazuar pikët me Milan. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 39 pikëve. Inter prinë me 43.