







Ministria për Punë të Brendshme (21.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë ka shqiptuar 271 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas njoftimit të MPB-së 4 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 50 kilometra në orë më të lartë se e lejuara.
Ndërkohë 119vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, derisa 152 jashtë vendbanimeve.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.