Kosova është renditur mes 14 shteteve të tjera në listën e ngushtë për nominimet Oscar, me filmin artistik “Zgjoi” të regjisores Blerta Basholli.
Në kategorinë e filmit ndërkombëtar me metrazh të gjatë për edicionin e 94-t të çmimit oscar, “Zgjoi” kaloi me sukses në raundin tjetër të votimit edhe pse ishte në garë me 91 vende të tjera në këtë kategori.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti sukses të jashtëzakonshëm duke vlerësuar lart punën e kastës së aktorëve.
Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes.
Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk mirëpritet.
Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pas filmit “Shok” në vitin 2016.
Edicioni i 94-të i çmimeve Oscar mbahet më 27 mars të vitit 2022.