Këto janë vendet pa asnjë të infektuar me Covid-19

Pothuajse 274 milionë të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në botë që nga fillimi i pandemisë, me një total prej mbi 5 milionë viktimash nga të cilat mbi 45 mijë në javën e fundit. Këto janë shifrat dramatike të OBSH-së, shkruan Tgcom24

Marketing

Por teksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës infektimet kanë mbërritur nivelin më të lartë që nga muaji shtator dhe në Britaninë e Madhe, Omicron shënon më shumë se 90 mijë të infektuar në ditë, pavarësisht fushatave agresive të vaksinave, në disa parajsa të Oqeanisë pandemia është ende diçka shumë e largët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë vetëm 10 vende në të gjithë botën, në të cilat Covid nuk ka infektuar asnjë banor.

Në listë është Tuvalu, shtet ishullor në Paqësor, në mes Hauajit dhe Australisë; Taraua në arqipelagun e Ishujve Gilbert në Republikën e Kiribait që përmban 33 ishuj. Më pas vjen shteti i Pohnpei, një nga shtetet e federuara të Mikronezisë dhe Nauru, republika e pavarur më e vogël në botë, e cila njihet dhe si qendër strehimi për ata që kërkojnë azil në Australi.

Është dhe Niue, një ishull koralor i aneksuar në 1901-shin nga Zelanda e re. Në listën e vendeve ku nuk është shënuar zyrtarisht asnjë rast me Covid ka dhe disa ishuj të tjerë të Paqësorit. Turkmenistani në Azinë qendrore, republikë presidenciale e drejtuar nga një diktator monokratik, Koreja e Veriut e Kim Jong Un nuk kanë sinjalizuar asnjë rast me Covid dhe pse shkencëtarët mendojnë se situata është shumë më ndryshe.