Big Mama i kërkon falje familjes së Antonelës: Nuk e kam sharë asnjëherë

Big Mama eskaloi sonte në debat me Antonelën.

Marketing

Të dyja banoret e akuzuan njëra-tjetrën, ku Big Mama kërkoi daljen nga shtëpia dhe u largua, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, ajo tashmë është e pranishme në studion e Big Brother e cila po diskuton për situatën paraprake që ndodhi me Antonelën.

Big Mam i kërkoi falje publike familjes së Antonelës teksa shtoi se kjo e fundit e ka ngacmuar gjithmonë. Tutje, Big Mama tha se situata në shtëpi e kanë stresuar sepse ka pasur debate të ashpra.

“Antonela mu afru me provokim, menjëherë kur kam hyrë në shtëpi. Unë kam qenë 100% reale brenda shtëpisë”, tha Big Mama.

Theksojmë se, Antonela tha se Big Mama e ka sharë me nënë në gjuhën serbe, mirëpo ajo nuk e pranoi atë gjë.

Pas debatit me Big Mamën, Antonela ka “shpërthyer” në lot teksa shtoi se nuk i ka bërë asgjë këngëtares.

Ndryshe, televotimi gjatë javës u anulua pas daljes së Big Mamës, tashmë do zgjedhet vetëm i preferuari i publikut.

Marketing