Viktimat e aksidentit në Klinë ishin babë e bir, djali ishte vetëm 8-vjeç

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ndodhi në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm në Klinës.

Marketing

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë fillimisht dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy personat e lënduar, një fëmijë dhe një person i moshës madhore kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente, përfshirë edhe prokurorin e shtetit.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sipas Klina.info, viktimat e aksidentit ishin babë e bir, teksa është raportuar se djali i cili humbi jetën së bashku me babain e tij në aksidentin e rëndë, kishte vetëm 8-vjeç.

Të dy viktimat ishin nga fshati Qupevë.