![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop5.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop6.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop7.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop8.jpg)
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për Radion e Maqedonisë tha se edhe pse situata duket sikur pa shpresë, e mira do të vijë.
SIpas tij, qytetarët nuk duhet të humbin shpresën për shkak se kohërat e mira do vijnë.
“Edhe pse gjendja është e tillë siç është për shkak të politikave të gabuara të qeverisë aktuale, e gjithë kjo do të përfundojë. Qytetarët ndjehen pa shpresë dhe shohin se si mosdisiplina sundon në shoqëri dhe në institucione. Kjo është për rezultat i politikave të gabuara dhe haousin që e krijuan”, tha Mickoski.
Ai theksoi se së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare.
“Në zgjedhjet e parakohshme kuvendare unë pres mbështetje të madhe për opozitën dhe VMRO-DPMNE-në”, u shpreh Mickoski.