Shtetasi i Shqipërisë është ngujuar me veturë në borë në malin Galiçicë!

Më datë 28.12.2021 në ora 20:30 policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir kanë marrë thirrjen për ndihmë nga ana e P.H.(57) nga Tetova.

Marketing

Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas të denoncuarës, për shkak të reshjeve të mëdha të borës në malin Galiçicë, P.H. ka mbetur i ngujuar me veturën “xhip” me targa të Shqipërisë, në rrugën rajonale Oteshevë-Sveti Naum, ku ka ndalesë aktive për qarkullim të veturave gjatë dimrit, transmeton TV21.

Policët e vendkalimit kufitar Stenje menjëherë kanë dalë në terren ku në ora 21:00, në afërsi të vendit të quajtur qendra e skijimit Galiçicë është gjetur e ngujuar në borë vetura.

P.H. I është dhënë ndihma mjekësore, bashkë me veturën janë tërhequr nga vendi dhe janë lëshuar në rrugën kryesore.