Tragjedi/ 27-vjeçarit i shpërthen tritoli në dorë

Ngjarje e rëndë në Cerrik mesditen e kesaj te enjte. Një 27-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi i ka shperthyer lende eksplozive në dorë në rrugicen e shtepise se tij.

Marketing

Njoftimi i policise:

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.