Rafael Nadal ka kapur gjysmëfinalen e Melbourne Summer Set.
Reketi spanjoll, Nadal ka kapur gjysmëfinalen në turneun e tij të parë pas gjashtë muajve mungesë në fusha, përcjell lajmi.net.
Spanjolli që tashmë është i gjashti në ranglistën botërore avancoi në këtë raund të Melbourne Summer Set pasi rivali i tij, Tallon Griekspoor u largua nga gara.
Nadal, i cili vjen në këtë garë pas një lufte me Covid-19 dhe një lëndim në këmbë, do të ketë kohë një ditë për të pushuar para ndeshjes së radhës.
Kundërshtari i reketit spanjoll në gjysmëfinale do të jetë Emil Ruusuvuori