Milan kundër Spezia nuk ka gjasa të rizhvillohet pavarësisht një kërkese nga shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve CODACONS.
‘Kuqezinjtë’ pësuan një humbje 2-1 kundër Spezias mbrëmë pas një gabimi të qartë të gjyqtarit Marco Serra.
Presidenti i CODACONS, Marco Donzelli, i kërkoi FIGC-së të riluajë ndeshjen sepse arbitri bëri një ‘gabim teknik të jashtëzakonshëm’ siç u vërtetua nga reagimi i tij.
Serra u kërkoi menjëherë falje lojtarëve të Milanit, por nuk mundi t’i jepte golin kuqezinjve pasi i fryu bilbilit.
39-vjeçari do të pezullohet për të paktën dy ndeshje dhe do të rifillojë sezonin e tij në Serie B.
Megjithatë, ndeshja nuk do të riluhet sepse Serra nuk gaboi në zbatimin e ligjit të futbollit, ndaj loja nuk mund të anulohet.
Arbitri u përlot në fund të ndeshjes, por disa yje të Milanit, përfshirë Zlatan Ibrahimovic, shkuan në dhomën e tij të zhveshjes për ta ngushëlluar.