Shfaqet për herë të parë publikisht Valbona Hoxha, mbesa e Enver Hoxhës

Kurioziteti për të ka qenë shumë i madh që në vitet ’90, kur Valbona Hoxha njihej si një nga vajzat më të bukura të Tiranës, gjithmonë në shoqërinë e së ëmës Liljana Hoxha.

Marketing

Teksa ecte në Bllok, komentohej pafund dhe tërhiqte vëmendje për bukurinë dhe fizikun elegant e të tonifikuar që e mbante në formë me palestër, atëherë kur askush se dinte çfarë ishte.

Por ajo i ka qëndruar prej vitesh larg vëmendjes mediatike dhe çdo platforme komunikimi digjital që do e bënte të dukshme për publikun e gjerë, deri së fundmi kur nuk i ka rezistuar hapjes së një profili në media sociale.

Valbona është sot nënë e dy fëmijëve, vajzë dhe djalë, tashmë të rritur dhe jeton në Vjenë, ku ushtron edhe profesionin e saj si mjeke psikoterapiste.

Profili i saj në Instagram është modest dhe me në qendër shërbimet psikologjike që ofron.

Foto e fundit që ka publikuar nuk zhgënjen dhe tregon një zonjë plot hire që kujton shumë fizikisht nënën e saj, Liljana Hoxhën.7