Britania nga java e ardhshme heq kufizimet anti-COVID

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se kanë vendosur të heqin kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit (COVID-19).

Marketing

Johnson tha në parlament se qytetarëve nuk do t’u thuhet të punojnë nga shtëpia dhe se nga 27 janari do të përfundojë përdorimi i detyrueshëm i maskave dhe pasaportave të vaksinimit.

Duke vënë në dukje se synojnë heqjen e rregullit për izolimin e personave me COVID-19, Johnson tha se kur të përfundojë rregullorja përkatëse më 24 mars, detyrimi ligjor do të hiqet dhe kjo datë madje mund edhe të merret përpara.

Ai tha se arsye për këtë vendim është rënia e rasteve pasi arritën kulmin. Johnson theksoi se “është koha për t’i besuar gjykimit të publikut” për përdorimin e maskave në vende të mbyllura dhe të ngjeshura dhe se nuk do të ketë detyrim për të mbajtur maska në klasa nga nesër.