Pse Messi mori numrin 10 në fanellë, në ndeshjen ndaj Nice?

Lionel Messi dhe Paris Saint Germain nuk kaluan aspak mirë mbrëmë në Kupën e Francës.

Marketing

Skuadra e PSG u eliminua nga garat e Kupës, në një ndeshje ku Lionel Messi luajti për herë të parë me numrin 10 në fanellë (me PSG).
Një zgjidhje solide për të hequr kërpudhat e thonjve në 3 ditë

Provoni këtë dhe shikoni kërpudhat e thonjve tuaj duke u zhdukur!

Kjo nuk dukej normale fillimisht, pasi Leo ka numrin 30 te PSG, por tashmë është mësuar gjithçka.

Messi ka bartur fanellën me numrin 10, për shkak të një tradite në Kupën e Francës, përcjell lajmi.net.

Tradita është që në fazën 1/16 të Kupës, formacioni startues duhet të ketë numrat nga 1 deri në 11.

Në kushte normale, numri 10 te skuadra e Paris Saint Germain i takon yllit brazilian, Neymar.