Selami në takim me kreun e Haraçinës Ridvan Ibraimi

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami sot realizoi takim me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Marketing

‘Më gëzon fakti që Kryetari Ridvani edhe përskaj problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet kjo komunë, ai kishte përvjelur krahët për të vendosur themelet e qëndrueshme për ta ndërtuar dhe zhvilluar komunën ashtu siç premtoi gjatë kandidimit të tij.
Me Kryetarin Ridvanin, biseduam për shumë çështje që na lidhin si institucione duke pasur parasysh se komunikimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve lokale dhe ato qendrore janë më se të nevojshme, për të arritur shërbime sa më efikase dhe projekte të qëndrueshme dhe të dobishme për qytetarët tanë dhe standart më të lartë jetësor në komunat tona.
📍Bashkërisht biseduam për Projektin e famshëm të DAP, TVSH-ja ime, ku me vetëdije qytetarët kanë mundësinë të bëhen partner I Institucioneve, e me kërkimin dhe skanimin e llogarive fiskale🧾 ndihmojnë buxhetin shtetëror, buxhetin e komunës, por dhe kthejnë mjetet në buxhetin e tyre familjar- shkruan Selami.