Të drejtat e njeriut në Marrëveshjen e Prespës, kushtetuesja refuzon kërkesën e Karakamishevës

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e profesoreshës, Tanja Karakamisheva, lidhur për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave nga neni 110, alineja 3 e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut e që sipas saj i janë cenuar me Marrëveshjen e Prespës. Gjyqtari, Osman Kadriu, theksoi se është thelbësore që Marrëveshja përfundimtare e Prespës me Greqinë dhe veprimet e ndërmarra nga të dyja vendet deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes nuk përbëjnë veprim individual dhe se Marrëveshja është akt i përgjithshëm i natyrës juridike dhe politike që zgjidh interesat shtetërore për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë vendit, sipas të cilave, nuk ka kushte që Gjykata Kushtetuese të vendosë për këtë kërkesë.

Marketing

“Në bazë të individualitetit, parashtruesi këtu i referohet marrëveshjes përfundimtare dhe mënyrës së se si është elaboruar, marrëveshja nuk është akt individual. Marrëveshja dhe veprimet e ndërmarra në të gjitha fazat nuk janë veprime individuale me të cilat mund të shkelen të drejtat individuale të individëve, grupeve të qytetarëve apo personave juridikë.”,- tha Kadriu.

Karakamisheva nga Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që të konstatojë se me Marrëveshjen përfundimtare të Prespës i janë cenuar të drejtat për të cilat Gjykata Kushtetuese ofron mbrojtje dhe të miratojë një masë të përkohshme që do të ndalojë zbatimin e të gjitha masave, detyrave dhe obligimeve që dalin nga marrëveshja deri në miratimin e aktit përfundimtar.