Buzëqesh Liverpool, Henderson gati për Interin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se kapiteni Jordan Henderson është mirë, pas lëndimit në gju që pësoi ndaj Burnley.

Marketing

Mesfushori pësoi një lëndim ndaj Burnley, derisa pastaj u largua nga fusha.

Sidoqoftë, Klopp ka dhënë lajmin e mirë për tifozët e “Reds” se anglezi do jetë gati për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

“Hendo është mirë. Mori një lëndim në gju dhe ishte dita e dytë që disa lojtarë u shëruan, pra nuk ishte stërvitja më e gjatë për të”.

“Por, përpos kësaj, nuk ka pasur ndonjë problem. Është rikthyer javën e kaluar dhe është lëndim i shëruar, nuk duhet të jetë aty. Përpos kësaj, është mirë”, deklaroi ai.

Liverpool ka fituar të gjashtë ndeshjet në të gjitha garat dhe janë të pamposhtur në nëntë takime këtë vit kalendarik./