“Shqipëria gati për integrimin”/ Ambasadori bullgar: Tirana të ndahet nga Shkupi

Bullgaria kërkon që Tirana të ndahet nga Shkupi për çështjen e integrimit. Sipas ambasadorit bullgar në vendin tonë Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e Brukselit dhe meriton dritën jeshile.

Marketing

“Shqipëria ka i përmbushur reformat për integrimin dhe duhet të mbahet sa më shpejt konferenca e parë ndërqeveritare”. Kështu deklaroi ambasadori bullgar në vendin tonë. Diplomati nënvizoi se Tirana duhet të ndahet nga Shkupi për çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

AMBASADOR I BULLGARISE NE SHQIPERI
“Pozita e Bullgarisë për sa i përket Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka kryer atë që është e nevojshme dhe ju jeni gati dhe ne mbështesim që në momentin e parë të vendimit të familjes Europiane, që ju te vazhdoni në këtë familje dhe të zhvillohet konferencave e parë ndërqeveritare.”

Sa i takon Maqedonisë së Veriut, ambasadori tha se po zhvillohen diskutime intensive mes dy qeverive për të patur rezultate të qëndrueshme.

“Si qeveria e vjetër po ashtu edhe e reja në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimit Europian, gjithashtu e për të ardhmen e vendeve të rajonit kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intensive. Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjella, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Të gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krijimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta.”

Deklaratat diplomat bullgar i bëri nga Korça, ku zhvilloi një takim në rektoratin e universiteti “Fan Noli”.

Marketing