Dita ndërkombëtare të fëmijëve me kancer,Muzeu “Toshe Proeski” dhuroi lodra-arushë për Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Drejtoresha e Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve Aspazija Sofijanova sot pranoi donacion nga Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit nga Krusheva, lodra-arushë për fëmijët e sëmurë nga kanceri. Donacionin e dha drejtoresha e Shtëpisë përkujtimore Lefkija Gazhoska, e cila kujtoi dashurinë e madhe që Toshe kishte për fëmijët e këtij institucioni. Ajo theksoi se pas masave të lehtësuara nga pandemia Kovid, do të vazhdojnë me misionin e Toshe Proeskit, për të ndihmuar kudo që është e mundur.

Marketing

“Si çdo vit, por edhe këtë vit, sidomos kur u larguam nga protokollet e Covid-it, dëshirojmë që të kemi aktivitete jashtë Shtëpisë Përkujtimore dhe në këtë mënyrë të ripërtërijmë aktivitetet e Toshes, dhe një nga aktivitetet kryesore të tij ka qenë të dhurojë kudo dhe kurdo që është e mundur”, tha Gazhovska.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve Aspazija Sofijanova, falënderoi për donacionit të bukur, dhe tha se është e lumtur që në këtë ditë fëmijët do të jenë më të lumtur me dhuratat e bukura që do t’u kujtojnë këngëtarin e preferuar.

“Ne si nikoqirë, unë dhe drejtori ekonomik Alajadin Memedi, dhe i gjithë ekipi ynë jemi shumë të lumtur që mundemi këtu në këtë ditë, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me kancer, të kujtojmë Toshe Proeskin i cili ishte donatori i parë humanitar në spital, dhe gjihashtu të rrisim akoma më shumë përgjegjësinë sociale të të gjithë atyre që duan të ndihmojnë fëmijët, nga njëra anë, nga ana tjetër, bamirësinë e tij, me të cilën filluan aksionet e dhurimit për klinikën e fëmijëve, dhe ja ku po kthehemi me disa arusha pelushi të butë dhe të bukur që u dhanë për nder të Toshes dhe tashmë do t’u jepen fëmijëve që po luftojnë me këto sëmundje të rënda”, tha Sofijanova.

15 shkurti është dita ndërkombëtare e fëmijëve me kancer dhe Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve e feston me shumë aktivitete.