Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United bëri bujë të madhe verën e kaluar në botën e futbollit, por epoka e tij te ‘Djajë e Kuq’ mund të marr fund vetëm pas një viti, transmeton Gazeta Metro.
Pas formës jo edhe të mirë që po kalon klubi i Manchester United këtë sezon, ku është vënë në pikëpytje edhe pjesmarrja sezonin e ardhshëm në Uefa Champions League pasi nuk po tregon rezultate të mira kanë lindur edhe spekulimet për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos.
Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Roma janë skuadrat që janë duke e përcjellur situatën e yllit portugez i cili këtë sezon në të gjitha kompeticionet ka realizuar 14 gola në 26 ndeshje.
Është raportuar që disa kohë se ai nuk është i lumtur me standardet e skuadrës dhe mund të largohet verën e ardhshme nëse klubi nuk arrin të kualifikohet në Uefa Champions League.
Cristiano Ronaldo u transferua në verën e 2021 nga Juventus për shumën rreth 15 milionë euro në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.