Grubi: Agresioni rus në Ukrainë duhet të jetë ZILE ALARMI për Brukselin

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Opinion me Blendi Fevziun ka thënë se kjo çka po ndodh në Ukrainë duhet të jetë një zile alarmi për Brukselin zyrtar pasi që ai tashmë duhet të unifikojë politikën e jashtme sa i takon anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe me këtë të eliminojë çdo rrezik të mundshëm të ndikimit rus në këtë rajon.

Marketing

Sipas Grubit Bashkimi Europian duhet të këndellet dhe të përqafoj vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen Europiane që të mos lejohet ndikimi rus të marr përmasa dhe të ndryshojë kursin e rajonit.