Arsenali i Mikel Artetas po vazhdon me formën e jashtëzakonshme në Premier Ligë. “Topçinjtë” ka arkëtuar tre pikë të reja në xhiron e 29-të duke triumfuar ndaj Leicester Cityt në “Emirates” me rezultat 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan që vendasit të realizojnë fitoren e pestë në pesë ndeshje e fundit dhe kështu marrin vendin e katërt në renditjen tabelare.
Ishte Thomas Partey ai i cili realizoi golin e parë pas vetëm 11 minutave lojë dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë vazhdoi paraqitja e mirë e lojtarëve të Artetas që gjetën edhe golin e dytë në minutën e 59’ derisa realizues ishte Alexandre Lacazette.
Tani pas kësaj fitoreje, Arsenali ka 51 pikë në vendin e katërt dhe ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.