Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë kundër Mallorca.
‘Los Blancos’ po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga, duke mposhtur tashmë edhe Mallorcan me rezultatin 0:3.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, por ‘Mbretërit’ shtuan ritmin në pjesën e dytë.
Seria e golave u hap në minutën e 55’ me Vinicius Junior.
Rezultati final u vulos me dy golat e Karim Benzema, në minutat 76’ dhe 82’, për rezultatin 0:3.
Real Madrid shkon tashmë në 66 pikë për pozitën e parë, duke u shkëputur me 10 pikë nga Sevilla. Mallorca mbetet në 26 pikë për pozitën e 16-të.