Zelensky për ushtarët rusë: Dorëzohuni, keni një shans për të jetuar

Në ditën e 20 të luftimeve, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kërkoi që ushtria ruse, e cila po lufton kundër Kievit të dorëzojë armët, përndryshe do e pësojnë nga ushtria ukrainase.

Marketing

Nëpërmjet një mesazhi të ri, Zelensky iu drejtua ushtrisë ruse duke i kërkuar të largohen nga vendi dhe të dorëzohen. “Nëse do dorëzoni armët, do të keni një shans për të jetuar,” tha presidenti ukrainas.

Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se përgjegjësit e luftës do të japin llogari.

“Armiku nuk priste rezistencë të fortë. Ushtarët dhe oficerët rusë kanë filluar të kuptojnë se nuk mund të arrijnë asgjë në këtë luftë,” tha ai në video, duke shtuar se lufta në Rusi ishte kthyer në një “makth” për ushtrinë ruse pasi ka humbur trupa dhe pajisje ushtarake./abcnews.al/