Petrovska takon Mehajn në Prishtinë, RMV dhe Kosova prioritet stabilitetin në Ballkan

Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është prioritet kyç për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ndërsa përforcimi i bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes është një nga mënyrat sesi ta ruajmë paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës, kanë konstatuar gjatë takimit në Prishtinë, ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Sllavjanka Petrovska dhe Armend Mehaj.

Marketing

“Maqedonia e Veriut si vend anëtarë i NATO-s është e përkushtuar seriozisht në përforcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Ky është parakusht që shtetet tona të vazhdojnë të zhvillohen sidomos tani kur kemi realitet të ri gjeopolitik ku është prishur stabiliteti shumë dekadësh në kontinentin evropian”, ka deklaruar ministrja Petrovska.

Ajo njëherit e njoftoi kolegun e sajë kosovarë se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në kontributin në misionin e KFOR-it.

Duke e dënuar invazionin rus në Ukrainë në takim u theksua se në shekullin 21 nuk ka vend për luftë në Evropë. Ministri kosovar Mehaj u shpreh mirënjohës për gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe pjesëmarrjen e ushtarëve me personel ushtarak në misionin e KFOR-it.

“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”,- tha Mehaj.

Dy ministrat nënshkruan një Memorandum të ri për bashkëpunim, si vazhdimësi e bashkëpunimit të mëparshëm me memorandumin e vitit 2010, që mbulon menaxhimin e dezinformatave, politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e planifikimit, programimit, buxhetimit dhe realizimit, trajnimit mjekësor dhe edukimit ushtarak. Petrovska njëherit ka takuar edhe zëvendës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin e brigadës, Luka Piperni, si dhe ka vizituar kontingjentin prej 74 pjesëtarësh të Armatës së Maqedonisë që janë pjesë e këtij misioni. Gjenerali italian Piperni me këtë rast ka vlerësuar se ushtarët e Armatës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e KFOR-it janë të përkushtuar dhe profesionist në kryerjen e detyrave.