Bergwijn pritet të jetë transferi i parë i Ten Hag të Manchester United

Steven Bergwijn pritet t’i bashkohet Manchester United këtë verë, së bashku me ardhjen e Erik Ten Hag.

Marketing

Sipas asaj që bën të ditur gazetari Jack Gaughan “Djajtë e Kuq” pritet t’i ofrojnë 20 milionë funte për holandezin në drejtim të Tottenham Hotspur.

Bergwijn erdhi në Londër në vitin 2019 për 18 milionë euro nga PSV Einthoven.

Gjatë këtij sezoni me “Spurs” në Premier League, lojtari ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asist.