Veprimi i çuditshëm i Biden, tenton t’i japë dorën “fantazmës” në podium

Një veprim i çuditshëm është shënuar nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një universitet në shtetin e Karolinës së Veriut.

Marketing

Pas fjalimit, Biden u hutua duke menduar se është në konferencë për media me ndonjë person të dytë dhe pas përfundimit të fjalimit është kthyer t’i shtrëngojë dorë “mikut” duke qenë i pavetëdijshëm për një moment se ishte i vetëm në podium.

Nga video-incizimet që dolën nga ngjarja në fjalë shfaqin shefin e Shtëpisë së Bardhë duke u kthyer në të djathtë për t’ia shtrënguar dorën “njeriut të padukshëm”.

Pas përfundimit të fjalimit, presidenti Biden u përshëndet me duartrokitje nga të pranishmit.