E shikoi filmin “Spider-Man” 292 herë në kinema, i riu thyen rekord

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një fans në Florida rimori një titull të rekordeve botërore “Guinness” kur shkoi për të parë “Spider-Man: No Ëay Home” në kinema 292 herë.

Marketing

Ramiro Alanis fillimisht fitoi titullin “Guinness” në vitin 2019, kur ndoqi 191 shfaqje, por rekordi i tij u thye në vitin 2021 kur Arnaud Klein shkoi për të parë 204 herë.

Guinness konfirmoi se Alanis riktheu rekordin kur mori pjesë në 292 shfaqje të filmit të fundit “Spider-Man” midis 16 dhjetorit 2021 dhe 15 marsit 2022.

“Nëse dikush përpiqet të thyejë rekordin tim përsëri, unë dua që ata të mendojnë dy herë përpara se ta provojnë”, tha ai për “Guinness”.

Gjithashtu, Alanis zbuloi se ai shpenzoi rreth 3 mijë e 400 dollarë për bileta gjatë përpjekjes së tij për rekord.