Kush alarmoi për rastin e Muhamed Zekirit? Zbulon Villma Ruskovska

Shefja e Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska në intervistën “10 Minuta” në TV21 ka bërë të ditur se për rastin e ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri ka alarmuar e para Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

“Pas marrjes së njoftimit, është thënë urdhër deri te Sektori për krim të organizuar, gjegjësit sektori për krim ekonomik dhe ka filluar të bëhen kontrolle”, tha Ruskovska.

Shton se për momentin lëndë e hetimit është vetëm marrëveshja në katër sy.

“Për momentin është marrëveshja në katër sy, pasi sipas ligjit për prokurim publik, çdo furnizim publik mbi 400 mijë euro në kundërvlerë denarë, duhet të publikohet edhe në mënyrë ndërkombëtare. Është e detyrueshme të ketë furnizim publik, por mbi këtë vlerë duhet të ketë edhe shpallje ndërkombëtare për prokurim publik”, tha Ruskovska.