Vazhdimi i punimeve për ndërtimin e rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë, ka ngjallur debat të ashpër mes qytetarëve, këshilltarëve dhe kryetart të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan TV21.
Dy të parët reagojnë pasi janë prerë drurët në këtë rrugë që të ndërtohen trotuaret. Pas debatit mes këshilltarit të Më mirë për Tetovën dhe kryetarit të komunës, Bilall Kasamit një person futet në debat me Hamdi Sulejmanin duke folur me tone kërcënuese e duke ia kujtuar se Bilall Kasami punon. Siç mësohet personi në fjalë është polic ku SPB- Tetovë dhe MPB kanë ngritur procedurë diciplinore për policin i cili ndërhyri në mes Kasamit dhe Sulejmanit.
Për më tepër dëgjoni videon